Published On: 20 Tetor, 2016

A kanë të drejtë të nënshkruajnë protokolle bashkëpunimi pa pjesëmarrjen e Kosovës?

Analistët politikë thonë se Shqipëria dhe Serbia nuk mund të nënshkruajnë protokolle bashkëpunimi për projektet infrastrukturore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës pa e marrë pëlqimin e kësaj të fundit. Sipas tyre, një veprim i tillë është i  pazakontë, qoftë nga prizmi i marrëdhënieve ndërshqiptare, qoftë nga ai i marrëdhënieve ndërkombëtare

Nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit mes përfaqësuesve të Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që do të kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës pa marrë pëlqimin e kësaj të fundit vlerësohet si i pakuptimtë dhe i pazakontë.

Kështu kanë vlerësuar analistët politikë nënshkrimin e një protokolli të tillë në ditën kur gazeta “Zëri” ka botuar dokumente zyrtare, sipas të cilave, përfaqësues të Shqipërisë dhe Serbisë më 15-16 prill 2015 ishin pajtuar për të rritur bashkëpunimin në fushën e krijimit të projekteve rajonale të transportit rrugor dhe hekurudhor si: “Rruga 7” Nish-Prishtinë-Durrës-Beograd dhe Beograd-Bar-Tiranë dhe në linjat e transportit hekurudhor Nish-Doljevac, Rudarë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot dhe Beograd-Lapovo, Kraljevë, Rudnicë-Prishtinë-Prizren-Morinë-Milot.

Përkatësisht projektet infrastrukturore, që përfshijnë tri shtete: Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, para një viti janë nënshkruar vetëm nga zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviq, me ç’rast është anashkaluar përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...