Published On: 26 Prill, 2017

A ju kujtohet vogëlushi që tymoste nga 40 cigare në ditë? (Foto)

  • Aldi Rizal që ishte popullarizuar në vitin 2010, kur u fotografua teksa tymoste duhan në një fshat të varfër në Sumatra të Indonezisë, tani ka gjendje shumë të mirë dhe ka lënë këtë shprehi.

Lajmi bëri bujë kur u kuptua se dyvjeçari pi nga 40 cigare në ditë, pasi shumë organizata për mbrojtjen e shëndetit dhe fëmijëve reaguan ndaj rastit, transmeton Telegrafi.

Madje, qeveria e vendit kërkoi që ai t’i nënshtrohet rehabilitimit dhe të lë vesin e keq.

Pas dy vitesh që nuk përdori duhan, kërkonte të hante shumë dhe shtoi në peshë, andaj prindërit kujdeseshin që të mos i lenin ushqim pranë.

“Godiste murin me kokë, vetëm për të ngrënë, prandaj ia jepnim nga një cigare”, ka thënë nëna e tij.

Mirëpo, tani që është nëntëvjeçar, Rizal i është përkushtuar mësimeve dhe është duke kryer me nota të shkëlqyera klasën e katërt.

Madje, ai është shumë i dashur për shokët, me të cilët ndanë eksperiencat e vështira të jetës.

Në anën tjetër, në Indi fëmijët konsumojnë shumë duhan dhe zakonisht nisin nga mosha pesëvjeçare.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...