Debate Lajmi Levizes

A ia doli Sami Lushtaku ta bind Behgjet Pacollin të hyjë në koalicion me PAN-in? (Video)

  • Gjatë ditës së sotme u publikua një fotografi në të cilën u panë së bashku Presidenti Hashim Thaci, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, Rrahim Pacolli i AKR-së dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ky i fundit ishte i ftuar në emisionin Komiteti, ku tregon nëse menjëherë pasi doli nga burgu u akitivizua për t’i ndihmuar partisë së tij të sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë.

Takimi i kreut të PDK’së dhe Presidentit Thaçi, i vetëquajtur apartiak, me anëtarin e AKR’së në kohën kur kjo parti i duhet koalicionit PAN për të siguruar shumicën parlamentare, u tha se kishte qenë i rastësishëm dhe pa ndonjë motiv politik. Të tillë e ka quajtur edhe Sami Lushtaku, i cili gjendej me ta ‘për kafen e mëngjesit’.

Ndërsa, kryetari i Skenderajt në emisionin Komiteti, ka treguar se ditë më parë kishte darkuar me kreun e AKR’së, Behgjet Pacolli, por mohon se në këtë darkë ai ka provuar të bind Pacollin t’i bashkohet PAN’it.

Të gjitha takimet, me secilin pjesëtar të skenës politike, Lushtaku i ka quajtur miqësore, pa motive për të bindur dikë t’i ndihmonte PAN’it të krijojë qeverinë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *