Published On: 27 Maj, 2017

A i tradhtoi Ramush Haradinaj 88 burra të Krelanit të Gjakovës dhe iku në Maqedoni!?

Pas publikimit të lajmit të parë se Ramush Haradinaj pas rënies së rezistencës në verën e vitit 1998, ishte detyruar të ikte në Shqipëri nëpërmjet Maqedonisë, dhe madje të arrinte në Tiranë para Tahir Zemës, të etiketuar dhe akuzuar si dezertor, dalin dëshmi për ikjen e dytë të Ramush Haradinajt. Që sipas logjikës së akuzave të SHIK-ut ndaj Zemës dhe të tjerëve, i bie të jetë dezrtor i dyfishtë.

Sipas dëshmisë së një qytetari shqiptar, postim i bërë në Facebook dhe i bërë publik në disa media elektronike tashmë, Ramush Haradinaj kishte ikur sërish nga fronti i luftës në prill të vitit 1999 dhe sërish nëpërmjet Maqedonisë. Madje këtë herë ai akuzohet se i tradhtoi 88 burra nga fshati Krelan i Gjakovës, duke i lënë në zjarr të luftës.

Përveç kësaj dëshmie, Gazeta Shqiptari.eu,ka bërë publike vitin që shkoi, se Ramush Haradinaj, edhe pse kishte shpëtuar shëndosh e mirë, nuk i qe bashkuar frontit të luftës në Koshare, por kishte vendosur të strehohej në një shtëpi në Tropojë, fakt ky i transmetuar për redaksinë nga epror të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Ramush Haradinaj dy herë kishte pranuar të bënte luftë së bashku me Tahir Zemën, njëherë si zëvendës i tij, por që të dyja marrëveshjet ishin prishur nga SHIK-u, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. SHQIPTARI.eu

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...