Published On: 11 Janar, 2017

A është Putini kriminel lufte, ja përgjigja e të nominuarit për Sekretar të Shtetit të SHBA-së,

Rex Tillerson ka kundërshtuar ta quajë kriminel lufte presidentin rus, Vladimir Putinin.

Senatori amerikan Marco Rubio e pyeti Tillersonin: “A është Vladimir Putin kriminel lufte?”

Tillerson u përgjigj: “S’do ta përdorja atë term”, transmeton Express.

Më pas, Rubio ia lexon një përshkrim të barbarizmave ruse në Siri. Pas kësaj ai flet edhe për bombardimin e çeçenëve në Grozny.

E Tillerson përgjigjet: “Këto janë shumë, shumë akuzat serioze për t’i bërë, prandaj do të doja të kem shumë më shumë informata para se të arrij në një përfundim.”

Ai ka thënë se dëshiron të informohet plotësisht rreth asaj që po ndodh.

“Nuk duhet të jetë e vështirë për të thënë se ushtria e Vladimir Putinit ka kryer krime lufte në Aleppo. E shoh dekurajuese mos aftësinë tende për të cituar këtë,” ka thënë Rubio duke iu drejtuar Tillersonit.

Po ashtu, Rubio e pyeti Tillersonin nëse e pranon që Putini i ka helmuar dhe vrarë disidentët.

“Nuk jam i gatshëm të jap përfundime me atë që është në dispozicion publikisht”, është përgjigjur Tillerson.

“Asnjë nga këto gjera nuk janë sekrete zotëri Tillerson. Ata njerëz janë vrarë” ka përfunduar Rubio.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...