Published On: 14 Qershor, 2017

A është e mundur, pasuria e Kadri Veselit 238 mijë euro! Qytetarë na shkruani nëse dini për bizneset e fshehta të Veselit

238 mijë euro është vlera e pasurisë së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Në formularët e pasurisë Veseli ka të deklaruar dy banesa e një shtëpi.

Vetëm dy banesat e Veselit kapin shumën e 222 mijë eurove. Njëra prej banesave është deklaruar nën pronësi të bashkëshortes. Ndërsa vetura ‘’Jeep’’, e cila është nën pronësi të Veselit kushton jo më pak se 16 mijë e 300 euro, shkruan Indeksonline.

Për punën në Kuvend, Veseli paguhej 33 mijë euro. I pari i PDK-së ka marr edhe mëditje kesh, në shumën prej 3 mijë e 994 eurosh.

Nëse e krahasojmë pasurinë e tij të deklaruar tash dhe me vitin 2016, nuk është se vërehet ndonjë dallim, përveç vlerës së parave të gatshme të mbajtura në institucione.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...