Debate Lajmi Kryesor 4

A është e mundur një deputet të paguhet 500 mijë euro për një votë!?

Ka disa javë që në kualuare, politikanë, deputetë, ish deputetë, gazetarë, profesor, dhe ‘analistë’ të facebukave, që pohojnë në mënyrë kategorike se nga njerëz të afërt me koalicionin PAN, deputetëve të partive që nuk po hyjnë në koalicion me këtë subjekt, ju kanë ofruar edhe deri në 500 mijë euro. Madje, një ekspert juridik, me kompetencë thotë se varësisht nga rezistenca apo ‘vlefshmëria’ shumat për votën nisin shumë më poshtë dhe shkojnë jo më drejt 500 mijë eurove, por drejt një milioni.

Ndërkohë, presidenti i vendit Hashim Thaçi me një fjali të vetme ka dekaruar se atij ia ka konfirmuar Ramush Haradinaj se i ka siguruar numrat për krijimin e Qeverisë!

  1. A e ka pyetur veten presidenti se si mund të arrihet krijimi i numrave, kur deri më tash çdo parti shqiptare jashtë koalicionit PAN, LDK, VV, AKR dhe Alternativa, janë deklaruar se nuk hyjnë në qeveri në një koalicion që është PDK-ja.
  2. A e ka pyetur veten se meqë përveç partive që janë deklaruar kundër, asnjë deputet i vetëm nuk ëhstë dekaruar publikisht se do ta votojë PAN-in përkundër vullnetit të partive, subjektit që i përkasin?
  3. A e ka pyetyr presidenti Thaçi kandidatin Haradinaj, se a i ka konfirmimet me shkrim apo si për votat jashtë subjekteve shqiptare, pasi nominalisht me votat e të gjithë serbëve nuk i ka më shumë se 59 vota?
  4. A ka informacione presidenti për dyshimet e përmendura të kompromtimit të deputetit, Kuvendit dhe Qeverisë, dhe a e ka diskutuar këtë çështje me kandidatin e PAN-it për kryeministër?

Ofertat tjera po ashtu janë joshëse, me ato që mund ti ofrojë një pushtet, përshembul përfshirje në qeveri, dhe përfshirje në diplomaci apo edhe në ‘rregullimin’ e një tenderi.

Është e habitshme, se pse as policia, dhe as prokuroria nuk po i heton, ndoshta përgjigja është tek kapja e shtetit.

Por, e vërteta është se me dhjetëra postime janë në fb, se po ‘kërcasin’ para të mëdhaja për deputetët që konsiderohen opozitar.

Mbetet të shihet nëse ndonjë subjekt do ti bashkohet, si LDK-ja, AKR-ja apo Alternativa, koalicionit të PAN-it apo do të ndodhë pikërisht kjo ‘shitblerje’ e nderit dhe votës së sovranit nga matrapazët e politikës.

Si hap i parë do të ishte mirë që policia dhe prokuroria të hetonte pasurinë reale të deputetëve ‘opozitar’ aktual, madje edhe ti vëjë nën përgjime ata, dhe njerëzit e dyshimtë rreth tyre, por edhe komunikimet dhe porositë e klanit “Pronto”, të cilat mund të çojnë në kompromitim të Qeverisë së ardhshme, dhe krijimit të institucioneve.

Madje nëse ka ndonjë deputet të tillë të posa zgjedhur, organet e ndjekjes nuk do të duhej as ta linin të betohej, pra ta prangosnin paraprakisht.

Por, është e habitshme, që të lejohet një gjë e tillë të ndodhë nga të dyja palët:

  • Qeveria e ardhshme është më jetëshkurtëra, që e ka pasur Kosova, për shkak të tronditjeve që do të shkaktohen nga arrestimet prej Gjyjatës speciale!
  • Si ka llogari dikush të paguajë aq shumë para, përveç se nëse ato para nuk janë të tijat apo janë të vjedhura, apo edhe më keq planifikohen të vidhen shumëfishë më shumë nga ardhja në pushtet.
  • Ku do t’ia bëjë vetit vendin një deputet që pranon aq shumë para, dhe në kundështim me qëndrimin partiak e voton krijimin e Qeverisë?
  • Nëse bie qeveria si do t’i kthejë ato para nëse ia kërkon ‘donatori’?
  • Nëse zbulohet se është korruptuar me aq shumë para sa vjet burg do t’i mbajë?
  • Me rënien e supremacisë së komandantëve të Rognerit, ata nuk do ta kenë shansin që ta ndalojnë prokurorinë ti hetojë.

Por, ka të tjerë, që thonë se edhe pa para, edhe me bureka e “Coca cola”, e votojnë Qeverinë, madje shumicën e atyre që thonë jo, e shumta mund të kënaqet ndonjë prej tyre edhe me dhjetëra mijëra euro. Por, edhe kjo tregon për paqëndrueshmërinë politike, dhe mosbesimin e thellë ndaj partive, politikanëve dhe të zgjedhurve.

Prandaj, bëjmë thirrje që policia ti hetojë dhe eventualisht së bashku me prokurorinë ti heq dyshimet, që tashmë me javë janë jo vetëm objekt bisedimesh në kafene, por edhe në rrjetet sociale.

Në këtë pikë publikisht kanë marrë guximin të shkruajnë kryesisht gazetarë, politikanë dhe të tjerë në rrjetet sociale. SHQIPTARI.eu

 

Related Posts

  1. Per kete arsye dhe shume arsera tjera u zgjate qellimishte dhe u sterzgjate Reforma Zgjedhore dhe asnji legjislature e 10 viteve te fundit nuk beri as me te vogelen perpjekje qe te votoje ligjin mbi Reformen Zgjedhore sepse , po te votohej kjo Reforme ateher akter te skenes politike te Kosoves , nuk do te kishin as me te voglin shans qe rezulltatet e zgjedhjeve dhe certifikimi i rezulltateve te shpalleshin nji muaj pas zgjedhjeve.
    Ateher , a nuk ishte me e udhes dhe me e dobishme qe prokuroria e shtetit te hetoje shkaqet e mosaprovimit te Reformes Zgjedhore nga legjislaturat e Kuvendit te Kosoves dhe arsyet pse kjo Reforme qellimishte u zvarrite dhe nuk u votua ne 10 vitet e shkuara …?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *