Published On: 14 Gusht, 2017

A është e mundur, gjyqtari iu gëzua rrëzimit të Suarez ku Barcelona fitoi penalti? (Video)

  • Gjyqtari i “El Clasico”, Ricardo De Burgos Bengotxea, duket se nuk ishte në natën e tij më të mirë pasi vazhdon të kritikohet për vendimet e marra në “Camp Nou”.

Barcelona dhe Real Madridi dhuruan spektakël në “El Clasicon” e parë për Superkupën e Spanjës, por gjithë vëmendjen e mori gjyqtari, Ricardo De Burgos Bengotxea, i cili vazhdon të kritikohet për vendimet e marra në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.

Mediat botërore shkruajnë se gjyqtari gaboi rëndë në akordimin e penaltisë së Luis Suarez, derisa më pas ndëshkoi me karton të kuq edhe Cristiano Ronaldon pas një kontakti në zonë me Samuel Umtiti, në një rast shumë të diskutueshëm.

Por, kamerat në “Camp Nou” kanë kapur diçka interesante që është duke u përhapur në mediat botërore. Gjatë momentit të rrëzimit të Luis Suarez në zonë, gjyqtari bëri një gjest të çuditshëm, përcjell Gazeta Express.

Një veprim i tillë është parë kohë më parë në Premierligë kur gjyqtari, Mike Dean, ishte kapur nga kamerat duke festuar golin e Tottenhamit ndaj Aston Villas.

Shikoni videon me poshtë:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...