Published On: 2 Gusht, 2017

A është aleati më i madh i shqiptarëve Beogradi a Zagrebi?

 Gani MEHMETAJ

Lirimi i Ballist Morinës nga burgu i Dubrovnikut duhet të kuptohet shenj e vullnetit të mirë të diplomacisë kroate për Tiranën. Aleati më i madh e më i sigurt i shqiptarëve në Ballkan është Kroacia. Arrestimi i Morinës mund të kuptohej edhe si hatermbetje e Zagrebit se aleanca shqiptare më Serbinë kuptohej aleancë kundër Kroacisë. Prandaj, ta heqin shqiptarët nga mendja Beogradin, që e kanë bërë vend shtegtimi. Kroacia e ka armikun më të madh Serbinë, shqiptarët janë në armiqësi shekullore me Beogradin, me kroatët kemi miqësi shekullore, askund në gadishull shqiptarët nuk kanë të drejta kombëtare më shumë se sa në Kroaci, kështu që armiku i mikut tim është armiku im, ishte parulla që e ndiqnin nga viti 1971, kur e ndihmuam Lëvizjen atdhetare kroate. A ka rrezik që sinjalet kroate të bien në vesh të shurdhër, sepse Tiranën e Prishtinën i eklipson Serbia?
Ballist Morina sërish u bë yll. Disa nxituan ta shpallin hero, të tjerët spiun, të tretët e akuzuan se mund ta egërsonte Serbinë e ta pushtonte Shqipërinë, megjithëse në mes të Shqipërisë e Serbisë është Kosova, janë edhe mijëra trupa të NATO-s. Por frika nga Serbia për disa shqiptarë është më e fuqishme se sa mbrojtja amerikane.
Kur shkruhet për Ballist Morinën s ‘ka kush me bind që shërbimi i fshehtë serb e organizoi fluturaken – dronin mbi fushën e futbollit në Beograd, ose UDB-ja serbe u treguan aq budallenj sa t’i paraqesin serbët bisha të tërbuara, kurse Serbinë fermë të kafshëve. Bota pa lemeri në fushën e futbollit sa që ua kujtoi tërbimin e ushtrisë e të policisë serbe me 1998-99 në Kosovë. S’do të dinte ta bënte regjinë më mirë as Kurosava i madh në dobi të shqiptarëve.
Turpin serb nuk e lante Sava as Danubi, dy lumenjtë më të mëdhenj të Ballkanit, sikur mos t’ua mbulonte shteti shqiptar me disfatën në Elbasan. / SHQIPTARI.eu

 

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...