Published On: 13 Qershor, 2017

A e pagoi LDK-ja largimin e figurave si Adem Salihaj e Bulliqi nga lista zgjedhore?!

Sipas rezultateve paraprake për zgjedhjet nacionale, LDK-ja ka humbur gati në çdo komunë të Kosovës, përveç në Istog, Podujevë, Lipjan dhe në Dragash, ku këtu ka dal e para si koalicion, pas shumë vitesh kur ajo ishte fituese dhe qeveriste atje.

Por, një debakël i papritur është përjetuar në komunat ku qeverisë si në Feriza dhe Gjilan, dhe për habinë e të gjithëve, askund nuk i kishte sallat më të mbushura gjatë fushatës zgjedhore në tubime qendrore se sa në këto dy qytete. Madje kishte bindshëm më shumë përkrahës në sallë, se sa në hapje dhe në mbyllje të fushatës në Prishtinë.

Sallat e sporteve si në Gjilan dhe Ferizaj zënë në fushatë (pasi njerëzit vendosen edhe në fushë), pa problem 4-5 mijë veta (sallat e sporteve në qytetet kryesore janë të njëjta të ndërtuara në komunizëm, si duket sa me logjikën e barazisë edhe uniformitetit). Ndërsa, salla e sporteve në Prishtinë, në pallatin e Rinisë dhe sporteve (që të dyjat, kanë kapacitete më të vogla, ndërsa salla 1 tetori është e atyre madhësive si i përmendëm),  nuk mund të zinte më shumë se 2-4 mijë veta, bazuar në stërmbushjen.

Pra, ky imazh si partia që publikisht pati më së shumti përkrahës doli i pavërtetë, sepse në fund rezultoi me humbje të thellë në të dyja qytetet, Gjilan dhe Ferizaj, edhe pse garonte në koalicion me tri parti të tjera, madje humbi përballë Vetëvendosjes që llogaritej aucajdere në këto zgjedhje, megjithë idenë që ata po rriteshin.

Por, bazuar në rezultate në Ferizaj, ku LDK në koalicion në këto zgjedhje mori vetëm  12.600 vota, dhe 2 mijë vota më pak se VV, por edhe afro 2 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara.

Po ashtu edhe kandidati bartës i listës nuk doli aq i preferuar, pasi Avdullah Hoti mori vetëm 8400 vota, edhe pse bartës liste, ndërsa Vjosa Osmani 4.000, por më keq dolën kandidatët për deputetë nga Ferizaji, të ciët morën nga rreth 3.000 vota, dhe kështu duket se janë pa shanse që të hyjnë në Kuvend.

Duket se LDK-ja u ndëshkua keq nga votuesit për listën e saj zgjedhore, por edhe për mungesën e njerëzve me reputacion dhe konsistent në qëndrime politike dhe kombëtare, veçmas si për çështjen e demarkacionit, pasi pikërisht për këtë partia i la jashtë, Adem Salihajn nga dega e Ferizajit, dhe Shpejtimim Bulliqin nga Podujeva, ku në këtë qytet mezi ia doli të fitojë LDK-ja, por tani shumë ngushtë me Vetëvendosjen, e cila në zgjedhjet e shkuara nuk ndodhej askund. SHQIPTARI.eu

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...