Published On: 30 Gusht, 2017

A e dini pse gjithmonë duhet t’i ndalni telefonat në aeroplan?

  • Gjatë një udhëtimi me avion, kompanitë ajrore u kërkojnë pasagjerëve që të kalojnë telefonin e tyre në “flight mode”, përpara se të ngrihen në qiell.

Disa prej tyre pyesin se “çfarë ndodh nëse ata e injorojnë këtë kërkesë”.

Ndërkohë, ka pasagjerë që mendojnë se pajisjet e tyre elektronike si celularët apo tabletët duhet të fiken, ndryshe mund të rrëzojnë avionin.

Sipas kompanive ajrore, kjo është e ekzagjeruar, pasi ekspertët thonë se teknologjia moderne është shumë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe se një celular nuk mund ta bëjë një avion të rrëzohet.

Por, përse kërkohet që të celularët të kalojnë në “flight mode”? Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse ata bëjnë një zhurmë që i nervozon pilotët gjatë komunikimit në radio.

Autoritetet bëjnë të ditur se “është e njëjta zhurmë që mund t’ju ketë ndodhur juve në rast se gjatë kohës që keni qenë duke biseduar në telefon, keni qëndruar pranë radios duke dëgjuar emisionin tuaj të preferuar”.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...