Published On: 12 Tetor, 2017

A do të ndëshkohet korporatokracia e korrupsionit dhe krimit!?

Nga Skënder S.KAPITI
Ky titull shkrimi pyet se pse dhe si ndodh që në Shqipëri dhe Kosovë sundon dhe
qeveris krimi dhe korrupsioni, dhe njëkohësisht shpreh edhe çudinë se si ka dhe
është e mundur kjo, pra kjo si fenomenologji socio-politike sot në kohët moderne.
Kjo ndodh pasi në realitetin tone të këqijat lehtësisht ,çuditërisht dhe
shpeshshherë e pandërprerë ndodhin.Nuk ka demokraci në Shqipëri dhe në
Kosovë sepse sundon korporatokracia e përbindshit korruptiv dhe kriminal e
politikës, pushtetit, padrejtësisë dhe e parasë. Kjo “elitë”korporato-hajdutokracie
nuk është e interesuar të mbrojë ligjin, vlerat dhe standartet demokratike dhe as
për mirëqënien e qytetarëve, por vëtëm për pushtetin, pasurimin dhe luksin e vet.
Pjesë dhe shërbëtor i kësaj elite janë edhe mediat.
Kjo korporatokraci janë peshkaqentë e mëdhenj të krimit, janë kriminelët e
politikës, të pushtetit dhe të biznesit të pisët. Kur kriminalizohen
drejtësia,politika,pushteti dhe biznesi(ekonomia) atëhere shteti funksionon si një
institucion i kriminalizuar, pra si një shtet kriminal, dhe krimi në këtë rast quhet
krim shtetëror. Karakterin kriminal shtetit ia jep drejtësia, politika dhe pushteti i
kriminalizuar të cilët e sundojnë shtetin dhe shoqërinë.

Shteti në këtë rast është peng, i kapur dhe rrëmbyer prej këtij rrethi vicioz të
kriminalizuar prej së cilës pastaj lindin klane, banda dhe grupe mafioze per ta
kontrolluar dhe për ta sunduar krimin,korrupsionin,ligjin,politikën,pushtetin,
drejtësinë,shtetin dhe shoqërinë. Kjo është padrejtësi e pashpallur dhe e
padekretuar me ligj por realisht funksionon sikur të jetë e institucionalizuar, dhe,
nga padrejtësia burojnë: krimi e terrori i frikësimit dhe nënshtrimi me
indiferentizëm; burojnë përndjekja e dëbimi “paqësor” nga jeta politike
,ekonomike, akademike dhe patriotike madje edhe dëbimi nga atdheu i
shqiptarëve, i intelektualizmit, profesionalizmit, ndershmërisë dhe i patriotizmit
të vërtetë.
Nga padrejtësia në shtet dhe në sistem burojnë varfëria dhe papunësia, rënia
shpirtërore dhe morale deri në depresion si dhe humbja e shpresës e perspektivës
për një jetë më të mirë, të sigurtë dhe të mirëqënë .
Kjo lloj padrejtësie është ligji, drejtësia, mbrojtja dhe përfitimi më i madh për ata
që kanë pushtetin, politikën, paranë dhe ekonominë, dhe kjo është
korporatokracia e pashpirt dhe e korruptuar, e që pra, ata janë peshkaqenët e
mëdhenj të politikës, pushtetit dhe të parasë që grabisin e shqyejnë pa mëshirë
dhe pa u ngopur me prona, pasuri dhe paranë publike, drejtësinë dhe ligjin.Pa u
dëbuar këta me votë nga pushteti dhe pa u ndëshkuar nga ligji, e sigurta më e
madhe do të jetë se vetëm drejtësi nuk do të ketë.
Këta peshkaqenë të mëdhenj që media e kriminalizuar, spekulative dhe
mercenare na i portretizon dhe reklamon edhe si persona VIP(si individë shumë të
rëndësishëm), duke na i paraqitur si persona me ndikim dhe me respekt publik
duke e edukuar kështu edhe shoqërinë me edukatën negative, korruptivdashëse
dhe jo drejtësidashëse.
Këta peshkaqenë të mëdhenj që janë pushtetarë e qeveritarë qëndrorë por edhe
kryekomunarë e kryebashkiakë,deputetë,ministra,drejtorë e administratorë si dhe
pa harruar sidomos edhe gjyqtarët e prokurorët, pra, të gjithë ata të cilët kanë
kapur edhe shtetin e shoqërinë. Pa u ndëshkuar këta peshkaqenë të mëdhenj të
cilët kanë privatizuar ligjin,drejtësinë, pushtetin,shtetin,ekonominë dhe që kanë
të drejtën për të bërë vetëgjyqësinë, krimin, korrupsionin, vjedhjen dhe

tradhëtinë publike dhe shtetërore pa pasur frikë pasi nuk ndëshkohen, nuk
çlirohet drejtësia: ky virtyt i lartë i moralitetit njerëzor dhe baza e moralit dhe e
institucioneve mbi të cilat ngrihet shteti dhe funksionon shoqëria.
Kjo korporatokraci parazitare antiligj dhe kundërekonomike e antikombëtare
bllokon funksionimin e drejtësisë,nuk është e interesuar as për zhvillimin e
biznesit, punësimit dhe të ekonomisë së vërtetë kombëtare pasi ata kanë
monopolin jo vetëm të ligjit e të pushtetit por kanë edhe monopolin e tregëtisë,
atë të importimit të çdo gjëje nga jashtë, të artikujve të mallrave
jashtëstandarteve, të veshjeve dhe të ushqimeve e ilaçeve të skaduara duke
rrezikuar jetën e qytetarëve shqiptarë me podukte, mishra dhe miellra të cilat
fqinjët prej ku ato importohen i groposin ose ua japin kafshëve.
Këta peshkaqenë të mëdhenj janë dhe ushtrojnë edhe një terror të madh jo
vetëm padrejtësie por edhe social e psikologjik mbi shoqërinë duke i detyruar
shqiptarët që të braktisin atdheun, Shqipërinë dhe Kosovën, e të marrin arratinë e
azilkërkuesit nëpër Europë.
Pa ndëshkimin e tyre nuk çlirohet demokracia,shteti dhe as shoqëria prej vargojve
të padrejtësisë,krimit,tradhëtisë,korrupsionit,varfërisë, papunësisë, eksodit etj.
Këtë ndëshkim, pra, ndëshkimin e padrejtësisë, e bën vetëm një popull i edukuar
mirë me Edukatën Hyjnore së pari; e bën nje popull jo hipokrit por që ka ndjesi
dhe dhimbshuri dhe i cili është solidar dhe jo indiferent ndaj fatkeqësisë së tjetrit;
këtë ndëshkim e bën një popull trim, kundërshtarë e rezistent kundër
padrejtësisë; e bën një popull i cili nuk lehtëmashtrohet nga interesi i ngushtë e i
vogël personal, as nga gënjeshtrat, dhe që as nuk manipulohet, pasi po të
manipulohesh do të thotë të biesh pre dhe të pajtohesh me korrupsionin. Këtë
ndëshkim e bën një shoqëri e pakorruptuar.
Ndëshkimin e padrejtësisë nuk e bën një popull që ia mbath vrapit e merr arratinë
prej saj. Populli i cili nuk ndëshkon padrejtësinë, ai popull vuan me meritë pasojat
e saj.
Ndëshkimin e padrejtësisë e bën vetëm një shoqëri e civilizuar e cila nuk e shet te
këta peshkaqenë politikë e kriminalë votën; ndëshkimin e bën një shoqëri e

popull i cili nuk lehtëmashtrohet nga lëmosha dhe interesi i ngushtë momental
dhe që vetëkënaqet nga ndonjë përmirësim i vogël prej premtimeve fantastike të
mashtrimeve të mëdha të fitimtarit mashtrues, hajdut dhe të korruptuar.Populli i
civilizuar ndëshkon mashtrimin dhe gënjeshtrën e politikës dhe të pushtetit.
Ndëshkimin e padrejtësisë e bën një popull i cili ndëshkon hajdutërinë, tradhëtinë
dhe traditën e saj e cila nuk po na ndahet në shekuj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...