Published On: 22 Prill, 2017

A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?

Media e fuqishme ruse e afërt me Kremlinin, Sputnik, në një shkrim për prezencën ushtarake të KFOR-it në Kosovë, thotë se pritet që Gjermania, deri në fund të vitit 2018, të tërheq të gjithë ushtarët e saj nga shteti që më 2008 shpalli mëvetësinë.

“Gjermania bashkë me SHBA-në janë kundër bërjes së ushtrisë së Kosovës, sepse mendojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës është e mjaftueshme. Arsye tjetër është fokusimi i forcave gjermane në luftën kundër terrorizmit dhe në mbajtjen e qetësisë në kufijtë lindorë të Europës”, ka thënë të jenë arsyet e kësaj tërheqje nga Kosova, eksperti i ushtrisë serbe, Andrej Mlakar, transmeton Klan Kosova.

Pjesë të ambienteve të përdorura nga gjermanët do të shfrytëzohen për të stërvitur pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, vazhdon më tutje shkrimi, që përmban edhe akuza për, siç thuhet, mosreagimin e gjermanëve gjatë trazirave të marsit 2004.

Për momentin kontigjenti i KFOR-it në Kosovë numëron rreth 4,500 trupa, afërisht sa ka edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...