Published On: 9 Nëntor, 2016

A do kthehet çështja çame në çështje ndërkombëtare si ajo e Kosovës?

Spartak NGJELA

Shumë shpejt mund të kthehet si e tillë! Nëse do të ketë një qëndrim politik shqiptar dhe një qendrim politik të aleatëve tanë, racizmi i stërzgjatur grek antishqiptar do të jete turpi historik i Greqisë.

Çështja çame sapo ka marrë udhë, por ajo domosdoshmërisht duhet të kthehet në një çështje ndërkombëtare, ashtu sikurse u kthye çështja kosovare gjatë viteve 90′.
Edhe çështja e Kosovës, në funksion të të drejtave shqiptare atje, ka nisur nga politika amerikane. Ishte presidenti amerikan Rçard Nikson, i cili në vitin 1974 i kërkoi me presion këmbëngulës presidentit jugosllav Josif Broz Tito, që Kosova të shpallej republikë jugosllave. Dhe ishte ky presion politik që e deryroi Titon që, me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, t’i jepte Kosovës autonominë e gjerë, me anë të së cilës ajo krijoi identitetin e vet shqiptar.

Sot jemi në të njejten situate, por politika shqiptare në Tiranë është shurdhmemece në këtë drejtim. Shihni se çfarë ndodh: nuk ka asnje grek në Himare por ka histeri greke që e kërkon si minoritet Himarën; ka një Çamëri shqiptare të persekutuar nga bandat greke dhe krimi shtetëror grek i viteve 40′ të shekullit të shkuar, por nuk ka një politikë shqiptare që të nisë procesin e të vërtetës për Çamërinë dhe shqiptarët e shumëvuajtur të Çamërisë.

A do ta ngrerë si çështje politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore denoncimin e genocidit grek antishqiptar në Çamëri? Por pyetja me e rendesishme është kjo tjetra: a do ta përkrahë Tirana politike me kërkesë çështjen çame në mbrojtje të dinjitetit të shkelur shqiptar?

Kjo është Çështja sot. Historia e një populli është identiteti i tij. Dhe entiteti çam eshte ekzistent. Mashtrimi grek për çështjen çame nuk ka bindur askënd, por nuk ka pasur një politikë shqiptare në Tiranë dhe një botë akademike në Shqipëri, që entitetin çam ta kthejë dhe ta paraqesë si identitet shqiptar.
Nuk ka entitet pa identitetit.

Sot jemi tërësisht në kohën e identiterit shqiprar në Ballkan: grekët duhet te përgjigjen për genocidin antishqiptar në Çamëri dhe të pranojnë detyrimet mbi pronësinë dhe pastrimin etnik në periudhën,1944 – 1946, në Çamëri; territor prej 18 000 kilometrash katrorë, i banuar prej shqiptarësh etnikë, pa përmendur këtu shpërnguljet e shqiptarëve çamë me ndërrim në Turqi, përgjatë viteve 20′ dhe 30′ të shekullit që kaloi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...