Published On: 31 Tetor, 2016

70-vjeçarja bie nga ndërtesa e spitalit të Gjakovës (Foto)

Një grua e moshuar është hedhur sot në mëngjes nga kati i tretë i spitalit të Gjakovës, duke marrë lëndime serioze.

Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.

Asllani tha se e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e emergjencës në Gjakovë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.

Ekipet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po bëjnë hetimet.

Për momentin nuk dihen rrethanat e këtij incidenti.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...