Published On: 5 Nëntor, 2016

7 të dyshuarit për terrorizëm me udhëzime nga Lavdrim Muhaxheri për të sulmuar Kosovën

Në orët e mbrëmjes ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj 7 të arrestuarve në një aksion nga Policia e Kosovës që po dyshohen për terrorizëm.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit kundër të të pandehurve: Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj, Leotrim Vojvoda në kohëzgjatje prej 1 muaj duke filluar për secilin veç e veç nga data 04.11.2016 deri më datën 04.12.2016 thuhet në vendimin që e ka siguruar lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar edhe arsyetimin e vendimit që atyre t’ju caktohet 1 muaj paraburgim.

Në arsyetimin ndaj 7 të akuzuarve thuhet se të pandehurit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale, Përgatitja e veprave terroriste ose veprave kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 114 lidhur me nenin 31 të KPK.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj dhe Leotrim Vojovoda, i takojnë organizatës terroriste ISIS”, thuhet në arsyetim, duke shtuar se në atë mënyrë që i pandehuri Bujar Brahimi një kohë me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në radhët e kësaj organizate në Siri, ashtu që gjatë muajve shtator-tetor 2016, sipas udhëzimeve të ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, të pandehurit e lartcekur dyshohet se kanë përgatitur sulme terroriste së pari në Kosovë, si dhe në vendet tjera të Ballkanit, ashtu që të njëjtit kanë planifikuar të sulmojnë objekte të ndryshime mes tyre edhe institucionet e sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale, e pastaj në territorin e tyre të krijojnë të ashtuquajturin Shtetit Islamik Iraku dhe Levanti (Siri).

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...