Published On: 23 Prill, 2017

7 në 1 – limonadë xhenxhefili: Pije për detoks më të mirë dhe shpejtim të metabolizmit

7 aleatë detoksi në një pije! Ja si ta bëni përzierjen të mirë për detoksifikim dhe humbje të kilogramëve…

Është e njohur që limoni dhe xhenxhefili janë aleatët kryesorë për mbrojtjen e shëndetit dhe detoksifkimin e organizmit, mirëpo kur këtij kombinimi i shtoni edhe këta artikuj do të kini përzierjen çudibërëse.

Kjo pije shëruese përshpejton metabolizmin, eliminon toksina nga trupi juaj dhe ju jep energji.

Ja si ta bëni vetë këtë pije! – transmeton Telegrafi.

Pritni 2 tufa selino dhe qitni në blender, shtoni edhe gjysmë kastraveci të prerë në rrathë, shtoni edhe xhenxhefilin e prerë në madhësi prej rreth 15 centimetrash, gjysmë filxhani majdanoz të grirë, gjysmë limoni, një mollë të gjelbër të ndarë në pjesë dhe 2 filxhanë spinaq.

Të gjithë përbërësit përzieni në blender dhe detoks-pija juaj është e gatshme.

Pini këtë pije çdo ditë, ndërkaq trupin do ta kënaqni me vitamina dhe detoks perfekt! /Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...