Published On: 25 Nëntor, 2016

68 përqind e grave të Kosovës kanë përjetuar dhunë në familje

Gratë e Kosovës kanë marshuar sot në rrugët e Prishtinës për të shprehur kundërsthimet për dhunën ndaj grave

Ky marsh është zhvilluar në Ditën e Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Marshi me moton “Nuk ka arsyetim” është përmbyllur me vendosjen e broshurave me citime me dhunën ndaj grave nëpër rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit.

Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave tha se 68 përqind të grave në Kosovë kanë kanë përjetuar dhunë në familje dhe mbi 64 përqind e tyre kanë përjetuar ngacmim seksual.

 

“Gratë janë në 68 përqind të rasteve kanë përjetuar dhunë në familje të gjitha gratë në Kosovë ndërsa të njëjtat shifra janë edhe për ngacmimin seksual, janë mbi 64 përqind të grave dhe vajzave që kanë përjetuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre në të gjitha sferat e jetës, coftë në punë, në rrugë, në shkollë, universitete e kështu më radhë”, tha Berisha.

Ajo më tej shtoi se kanë organizuar këtë marsh protestues për të bërë thirrje që të luftohet dhuna në baza gjinore.

 

“Sot fillojnë 16 ditët e e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe pjesë e kësaj fushate ne kemi organizuar edhe marshimin sot për të bërë thirrje që të luftojmë dhunën në baza gjinore, respektivisht dhunën ndaj vajzave dhe grave pasi që e dimë që gratë dhe vajzat janë gjithmonë e më shumë viktima të dhunës më bazë gjinore”, tha Berisha.

Ndërsa, Iliriana Bajnca, aktiviste, tha se arsyeja që ka vendosur që të dalë sot dhe të marshojë kundër dhunës është për të tërhequr vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe të tërhiqet vëmendja e institucioneve që të ndërmarrin hapa kundër kësaj dukurie.

 

“Sot kemi dalë me tërheqë pak vëmendje për çështjen e dhunës ndaj grave dhe vajzave, se prej hulumtimit të Rrjetit të Grupeve të Grave ka dalë që më shumë se 60 përqind të grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë brenda familjes gjatë jetës së tyre dhe dëshirojmë të tërheqim vëmendje dhe dëshirojmë të kërkojmë prej institucioneve me ndërmarrë hapa më të fortë, më të fuqishme kundër kësaj dukurie”, tha ajo.

Në këtë marsh pjesëmarrësve iu shpërndanë letra në të cilat kishte citime dhe të dhëna për rastet e dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku këto ishin marrë nga hulumtimet e RrGGK-së. Në fund të marshit këto citime u vendosen në rrethojat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në formë instilacioni, ku sipas RrGGK-së ky instilacion për kalimtarët e rastit do të paraqesin zërat e personave që kanë përjetuar dhunë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...