Published On: 21 Nëntor, 2016

63 mijë analfabetë në Maqedoni nxjerrin 7 deputetë (VIDEO)

63.562 persona ose 3.6 për qind e popullatës në Maqedoni  janë analfabetë, por ata njëkohësisht janë edhe votues,transmeton TV21. Por ata në ditën e votimeve kanë mundësinë që të kenë ndihmës, që do ti ndihmojë gjatë votimit.

„Ndihmësi i votuesit, gjithashtu duhet të ketë dokumente me vete për identifikim, që të mund Këshilli Zgjedhor t’a identifikojë dhe t’i regjistrojë të dhënat e tij personale. Në kabinat e votimit, analfabetët shkojnë bashkë me personin që u ndihmon gjatë votimit, megjithatë është e rëndësishme të dihet se personi që u ndihmon atyre, nuk ka të drejtë ta rrethojë fletëvotimin e analfabetit, por vetëm t’ia lexojë të dhënat dhe pastaj analfabeti vet e rrethon njërën parti në fletëvotim”, tha zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçeska.

Sipas këtij numri që është evidentuar, atëherë del se mund të zgjidhen deri në 7 deputetë nga votat e qytetarëve të kësaj kategorie.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...