Published On: 13 Qershor, 2017

5 Më të votuarit e LDK-së, Vjosa Osmani del nga 81, e dyta, Anton Quni po ashtu përmby renditjen

  • Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk janë publikuar zyrtarisht, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare bën me dije se ka arritur të numërojë deri më tani 99,88 për qind të votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, del se koalicioni PDK-AAK-Nisma me parti tjera të vogla kanë arritur të sigurojnë 33,98 për qind të votave, duke u renditur e para, Lëvizja Vetëvendosje me 27,12 për qind del e dyta, kurse LDK në koalicion me AKR-në dhe Alternativën kanë siguruar 25,74 për qind të votave duke u rreshtuar si partia e tretë.

Ndonëse votat për deputetë të listave zgjedhore marrin kohë që të dalin në publik, partitë përmes komisionarëve dhe shtabeve zgjedhore i kanë siguruar disa prej rezultateve.

Koha.net, nga burimet e veta brenda KQZ-së, ka mësuar se nga lista e LDK-AKR-Alternativa, si personi më i votuar, pas bartësit të listës dhe të nominuarit për kryeministër, Avdullah Hoti, del të jetë ish-femra më e votuar në zgjedhjet e kaluara, Vjosa Osmani.

Pas saj, besohet se është prurja e re në këtë parti, eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, i ndjekur nga ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Ndërkaq, top-5 besohet se e përmbyll ish-deputeti, Anton Quni.

Për listën e plotë dhe të dhënat e sakta, KQZ-ja besohet se do të dalë pas rreth 2 javësh

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...