Published On: 27 Prill, 2017

300 euro për një natë seks në zonat VIP, si e pësuan vajzat dhe tutorët nga Tirana

Me 20 vite burg në total janë dënuar dy tutorë që shfrytëzonin disa vajza për prostitucion në Tiranë. Të arrestuarit e mëparshëm janë Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka. Domenika Doko, 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë dhe Aureta Boja, 27 vjeçe nga Elbasani, janë dy vajzat e arrestuara në mars të vitit të kaluar.

Ato, nën drejtimin dhe instruksionet e dy të dënuarve, merrnin 100 euro për një orë, ose 300 euro për një natë. Këto ishin shumat që duhej të paguanin klientët nëse donin të kalonin disa momente me dy vajzat në zonat dhe hotelet e cilësuara si luksoze dhe VIP në kryeqytet.

Gjonikaj dhe Manka u dënuan përkatësisht me 11 dhe 9 vjet heqje lirie. Në të njëjtin gjykim, u fajësua për “prostitucion” e pandehura Aureta dhe për akuzën e “moskallëzimit të krimit” i pandehuri Bledian N., i cili ka shërbyer si taksist për lëvizjen e vajzave në destinacione. Ata u dënuan me nga 6 muaj heqje lirie.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...