Published On: 10 Nëntor, 2016

30-vjeçari shkon tek shtëpia e vëllait, i rrëmben me makinë gruan dhe i’a përdhunon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Prilep, ku një 30-vjeçar me iniciale S.S., ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht gruan e vëllait të tij, të cilën më pas e ka braktisur dhe është arratisur në drejtim të paditur.

Sipas “TetovaSot”, i riu ka marrë makinën tip “Golf 4” nga një bashkëfshatar dhe ka shkuar në vendin ku ka qenë vëllai me iniciale Sh.S, 50 vjeç dhe gruaja me iniciale L.K, 52 vjeçe.

Bëhet me dije se Sh.S. ka ikur nga shtëpia me vëllain e tretë S.S, nga kjo situatë ka përfituar 30-vjeçari, i cili shfrytëzoi momentin që kunata L.K. ka qenë vetëm dhe e ka sulmuar fizikisht.

Nga policia informuan se, ai e ka marrë në makinë, e ka dhunuar sërish dhe kanë ikur në drejtim të Velesit. Gjatë rrugës, S.S. vazhdimisht e ka goditur gruan, derisa makina ka pësuar defekt, kohë kur ai ka dalë dhe e ka përdhunuar.

“Kanë shkuar në një objekt të një firme private ku S.S. ka kërkuar telefonin dhe ka njoftuar vëllanë. Pasi ka folur me të është larguar, kurse gruan e ka lënë aty”,- ka thënë policia.

Kur Sh.S. ka arritur në vend, gruaja i ka rrëfyer gjithçka dhe më pas kanë bërë denoncimin në komisariat.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...