Published On: 17 Korrik, 2017

3 viktima e 8 të plagosur brenda një dite. Ç’po ndodh me sigurinë rrugore? (Statistikat)

3 persona humbën jetën në vetën 12 orë. 8 të tjerë janë të plagosur rëndë. Të gjithë viktima të aksidenteve rrugore. E diela riktheu bilancet e rënda të përgjakjes së rrugëve.

Në Lezhë, një Audi që ishte parë të bënte manovra të rrezikshme në rrugë u përplas kokë më kokë me një Volksëagen të një familje nga kosovare, në aksin Lezhë – Shkodër.

Një makinë tjetër doli nga rruga për të evituar përplasjen.

B.H, 39 vjeç nga Kosova mbeti i vdekur në vend. 6 persona të tjerë u plagosën. Njëri u dërgua me helikopter në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë u shënua pasdite.

Më herët një e moshuar 88 –vjeçare humbi jetën në Cakran, në rrugën Levan – Tepelenë kur një makinë me targa greke e drejtuar nga një 54 –vjeçar doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit dhe djali i tij 8 vjeç u plagosën.

Në Derviçan të Gjirokastrës humbi jetën një i moshuar. Ai u përplas nga një makinë duke ecur anës rrugës.

Të tre rastet janë pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së vëmendjes. Ngjarje që të kujtojnë se rrugët e Shqipërisë janë pa zot dhe se shkelësit e rregullave të qarkullimit janë zotërit e vetëm.

Policia rrugore mjaftohet me disa postblloqe fikse, që tashmë dihet se ku ndodhen dhe evitohen edhe nga “piratët e rrugës”.

Patrullimet mungojnë në akset kryesore edhe pse gjatë sezonit turistik fluksi i mjeteve shtohet, nga turistët apo emigrantët që kthehen në vend për pushime.

Siguria rrugore është në nivelet më të ulëta në Shqipëri, me sinjalistikë vertikale e horizontale shumë larg standardeve.

Aksidentet rrugore mbeten një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në vend.

Sipas INSTAT, për vitin 2016, vdekjet e shkaktuara nga aksidentet zënë vendin e parë pas vdekjeve natyrale, me 2.1 %. /Lapsi.al

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...