Published On: 30 Prill, 2017

3 000 policë shqiptarë, gati të mbrojnë Ziadin Selën, Ali Ahmetin dhe Zoran Zaevin

Deputetët Artan Grubi dhe Muhamed Zeqiri mbrëmë në emisionin Klik Plus thanë se dhuna që u shkaktua në kuvend më 27 prill, ishte si rezultat i asaj se kishte dy grupe policore një e ministrit Nuhiu dhe një e drejtorit të këshillit të sigurisë Mitko Çavkov, kjo e fundit sipas tyre nuk ka kryer detyrën.

Tani pas shpalljes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, Grubi tha se ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka dhënë urdhër për zbatim të masave të sigurisë që i përkasin kryetarit të ri të parlamentit Talat Xhaferi. Sipas tyre tani sigurohet edhe objektit ku jeton Xhaferi dhe e çdo pjese e agjendës së tij ditore. Por në pyetjen se sa mund ti besohet kësaj policie Grubi u përgjigj.

“Në atë polici janë 3000 shqiptar, bashkëluftuar të Talat Xhaferit. Ato 3 mijë shqiptar do të ruajnë, jo vetëm Talatin, Artanim dhe Muhamedin, por edhe Zaevn, Oliverin, Todorovin dhe Dimovskin. Janë garantues të stabilitetit të këtij shteti dhe nuk mundët më të ketë polici partiake”, u shpreh Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

Edhe Grubi edhe Zeqiri thanë se zgjedhja e Xhaferit është bërë në mënyrë legjitime, pasi sipas tyre ai është votuar nga shumica parlamentare dhe për atë kanë votuar 61 deputetë. Por si do të mbahet Xhaferi në krye të kuvendit duke parë kundërshtimet e VMRO DPMNE-së, të cilët thonë se zgjedhja e tij është jolegjtime.
“Talat Xhaferi do të mbahet nga shumica parlamentare. Urimet për zgjedhjen e tij kanë ardhur nga SHBA, Brukseli, NATO dhe nga shumë vende tjera, kështu që shumica vendos, Talati është më kryetar i kuvendit dhe këtë nuk mund të ndryshoj më dikush, derisa nuk formon shumicë të re”, tha Muhamed Zeqiri, Deputet i LSDM-së.

Zeqiri foli edhe për situatën që ishte më 27 prill brenda në kuvend. Ai tha se gjithçka ka qenë e organizuar dhe planifikuar.
“Të gjithë këta që janë future brenda ishin të armatosur dhe me radiolidhje, një pjesë e tyre janë të punësuar edhe në MPB që i dimë dhe një pjesë janë kriminelë, ordinerë, që dihen edhe nga kush janë komanduar, dhe askush nuk mund të na bind se ata nuk kanë qenë nën komandën e Cavkovit i cili nuk ja ka hapur telefonin ministrit Nuhiu.”

“Sot më tregon kolegu im Ferid Muhiq, të njëjtën gjë thotë e dëgjoj edhe poshtë çka flasin njerëzit me maska. Njëri thotë shqiptarët janë duke u mbledhur në anën tjetër dhe tjetri thotë jepni urdhër të shpërndahen armatimi. Dmth ata kanë qenë të përgatitur për çdo situate. Ku e kanë marr at armatim!!”
Deputeti Artan Grubi tha se ky rast nuk do të kalon asnjëherë pa u zbardhur deri në fund. Sipas tij do të themelohet një komision anketues në kuvendin e RM-së për të hedhur dritë mbi çdo gjë që ndodhi në kuvend.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...