Published On: 28 Tetor, 2016

27 pyetje që iu parashtruan Edi Rames. Njëherë patriot pastaj tradhtar

Mbrëmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte mysafir në KlanKosova.

Ai ndodhej para një paneli publicistësh, studentësh, dhe gazetarëve të Klan Kosovës.
Debati u hap nga gazetari Baton Haxhiu.

Kryeministrit shqiptarë i janë bërë pyetje të ndryshme, por në stilin e tij të njohur, ai pothuajse i ka bishtnuar secilës prej tyre.

Më poshtë po ju sjellim listën e disa pyetje drejtuar Kryeministrit Rama, për të cilat munguan përgjigjet prej tij:

1. Pse në librat e Shqipërisë nuk shkruan historia e Kosovës?

2. Pse Shqipëria nuk e zbaton marrëveshjen e interkoneksionit për energjinë elektrike?

3. Pse Shqipëria nuk bisedon asnjëherë me Kosovën para se të vizitojë Serbinë?

4. Pse nxënësit nga Shqipëria nuk e vizitojnë Kosovën…ashtu siç nxënësit nga Kosova e vizitojnë çdo verë Shqipërinë?

5. Pse Shqipëria nuk bisedon në Beograd për dëmet e luftës që Serbia i ka shkaktuar Kosovës?

6. Pse Shqipëria pa dijeninë e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e autostradës Nish – Durrës?

7. Pse Shqipëria kur takohet në Bruksel dhe Berlin…nuk bisedon asnjëherë për dialogun Kosovë – Serbi?

8. Pse Shqipëria Kosovën e quan shtet fqinje ashtu sikur e konsideron Serbinë?

9. Pse Edi Rama kurrë gjatë vizitës në Beograd nuk vesh kravatën kuq e zi?

10. Pse Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë?

11. Pse Edi Rama e tradhtoi projektin politike Rilindja?

12. Pse Shqipëria eksporton më së shumti azilkërkues?

13. Pse kultivimi i kanabisit ka marrë përmasa alarmante në Shqipëri?

14. A do të bëje sërish koalicion me Ilir Metën?

15. Me çfarë platforme do t’u dal para votuesve shqiptarë?

16. Pse lejoi importin e plehrave në Shqipëri dhe huqja e tij kur insiston se edhe Kosova ka një ligj të tillë?

18. Çfarë trashëgimie do t’i lë Edi Rama të majtës shqiptare?

19. Pajtimi shqiptaro serb po përdoret si narracion i ri ne politiken e jashtme të Serbisë, për me pengu njohjen e Kosovës. Si e komentoni këtë?

20. Pse hapni temën e Trepçës në Beograd, kur Kuvendi i Kosovës tashmë ka marrë vendim për të?

21. Ju kritikoni mediat në Shqipëri, thoni se janë shumë keq, atëherë nëse mediat atje janë keq kjo tregon se në Shqipëri gjërat nuk janë mirë?

22. A do të përfitoi më shumë Shqipëria apo Serbia nga ndërtimi i autostradës Nish-Durrës? Na tregoni logjiken ekonomike, kur më këtë ju do lejoni një qasje shumë të madhe kompanive dhe produkteve serbe në Shqipëri? Ku është logjika ekonomike e këtij projekti?

23. Na tregoni për ndonjë biznes apo biznesmen nga Kosova që ka pas qasje dhe ka zhvillu suksesshëm biznesin e tij në Shqipëri?

24. Pse nuk keni krijuar një klimë miqësore për bizneset nga Kosova në Shqipëri?

25. Pse nuk e kushtëzoni Serbinë me çështjen e Kosovës në raportet që keni me ta?

26. Ju i keni premtuar palës kosovare se në bazë të marrevëshjes me Vucic në shtator do të vihet në funksion interkoneksioni. Jemi në fund të tetorit – jeni kthyer nga Beogradi, por premtimin se keni realize, pse?

27. Pajtimi shqiptaro – serb a shkon përmes Tiranës dhe Beogradit apo përmes Prishtinës dhe Beogradit. Presidenti Nishani thotë përmes Prishtines, sikurse edhe Presidenti Thaçi. Cili është qëndrimi i Rames per kete?

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...