Published On: 20 Tetor, 2016

200 Vjetori i Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve

Në kuadër të festimit të përvjetorit të 200-të të filleve të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) organizon këto aktivitete:

DREKE PËR KRERËT E BASHKËSIVE FETARE – Më 21 tetor 2016 duke filluar nga ora 14:00 kryetari i KPUK-së pastor Driton Krasniqi shtron drekë jo formale për krerët e bashkësive fetare në vend. Dreka organizohet në mjediset e kishës protestante ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Rr. Rrustem Statovci nr. 9, Prishtinë (prapa ish-Sllovenija Sportit. Në ora 14:00 krerët fetarë do të japin një deklaratë të shkurtër për medie.

AKADEMI SOLEMNE – Më datë 24 tetor 2016 duke filluar nga ora 18:00 në mjediset e Hotel SIRIUS në Prishtinë, mbahet akademi solemne për shënimin e 200 vjetorit. Të ftuar janë krerët institucional të vendit. Mediet janë të mirëpritura për ta përcjellë ngjarjen.

SIMPOZIUM SHKENCOR – Më datë 25 tetor 2016 duke filluar nga ora 09:00 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës mbahet Simpozium Shkencor me ligjërues nga Kosova, Shqipëria, SHBA dhe Britania e Madhe. Mediet janë të mirëpritura për ta përcjell ngjarjen.  EKSPOZITË ME BOTIME E DOKUMENTE TË KOHËS – Po më datë 25 tetor 2016 duke filluar nga ora 12:00 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet ekspozitë me botime e dokumente të kohës. Mediet janë të mirëpritura për ta përcjell këtë ngjarje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...