Published On: 4 Korrik, 2017

14 tërmete dridhën Ohrin, banorët natën e kaluan në tenda

Seria e tërmeteve që dridhën dje dhe mbrëmë Ohrin, ka bërë që shumë banorë të kalojnë natën në qiellë të hapur. Qendra e Vrojtuesve të Ohrit ka ngritur disa tenda në pjesën qendrore të qytetit, ku ftoi qytetarët që të strehohen aty, në rast se ndjejnë shqetësime dhe panik, për shkak të valës së tërmeteve që nuk kanë të ndalur. Sipas të dhënave të entit seizmologjik, gjatë ditë së djeshme në Ohër dhe rrethinë janë regjistruar 14 tërmete të njëpasnjëshme.

Gjatë natës u regjistruan tre tërmete me fuqi prej 3.9 ballë sipas Rihterit.
Epiqendra e tërmetit edhe kësaj here është në rajonin e Ohrit, 7 kilometra nga Resnja dhe në thellësi prej 2 kilometrave, njofton agjencia e lajmeve INA.

Tërmetet e fundit në Strugë e Ohër shqetësim real i populltës

Duke u nisur nga një sërë tërmetesh që kohëve të fundit po gjenerojnë në rajonin Ohër –Strugë dhe kohë më përpara në rajonin e Shkupit,  realisht paraqesin jo vetëm shqetësim por edhe rrezik për popullatën që jeton aty. Edhe tërmeti i sotëm prej mbi 5.0 ballë  që goditi rajonin ka shkaktuar frikë e panikë  që është pasojë e neotektonikës, ose thënë me fjalë tjera të plasaritjeve të reja që janë regjistruar viteve dhe kohëve të fundit.

Këto pllaka të reja tektonike-neotektonike, janë mbase “ndihmesë” e gjenerimeve ose të transmetimeve të lëkundjeve të tokës në rajonet tjera, ngjashëm me “shembjen e dominove”.

Ekspertët botëror, që merren me këtë problematikë, kanë hartuar e përpiluar hartat e mundshme të pllakave tektonike, duke përcaktuar rajonet me aktivitet më të theksuar sizmik, gjë që kjo është bërë edhe për rajonin e Maqedonisë, që është pjesë e vazhdimësisë së pllakave tektonike dhe neotektonike, krahas baseneve ekzistuese tërmetore.

Gjenerimi i tërmetit që si pasojë sjell lëvizje të pllakave tektonike, gjeneron edhe në zonat tjera tërmete, në mënyrë të transmetueshme. Poashtu, nuk janë të panjohura shkëputjet e shumta që kanë qënë edhe më parë aktive dhe nuk përjashtohet mundësia e aktivizimit të tyre, që si pasojë sjellin tronditje mjaft të ndieshme dhe shoqërohen edhe me shumë pasgoditje, deri në qetësimin e plotë të shkëputjes.

Në ndërtimin gjeologjik të Zonës së Vardarit, marrin pjesë edhe formacionet magmatike, metamorfike e sedimentare, me moshë që nga Prakembi në Paleozoide e Mesozoide e deri në Tercier (Paleogjen). Vend të posaçëm këtu zënë ofiolitet jurastike. Këtu, mbi këto formacione, janë vendosur në trajtë mospajtuese, basenet molasike Terciare, si ai i Shkupit të cilët janë mbushur me molasat Mioceniko-Pliocenike.

Depozitimet Kuaternare shtrihen  diskordant mbi molasat Mio-Pliocenike.  Prandaj, është shumë me rëndësi që për përcaktimin e mundësisë së një tërmeti, të përcaktohen kushtet gjeologjike dhe njohja e strukturës gjeologjike si dhe njohja e strukturës neotektonike të gjenerimit të një tërmeti.

Për të saktësuar se cili element tektonik  ka gjeneruar tërmetin, është e domosdoshme njohja e morfostrukturave neotektonike në teren.

Janë dy faza të etapës neotektonike: faza paraorogjenike dhe faza orogjenike:

  • Faza e parë, – paraorogjenike- e kapë tërë Miocenin dhe është dominuar nga proceset e peneplenizimit dhe zhytjeve relative.
  • Ndërkaq, faza e dytë, – orogjenike-, fillon—nis nga Plioceni e shkon deri në Kuaternar dhe karakterizohet me lëvizje diferenciale intensive, të cilët kanë ndikuar në formimin e morfostrukturave të dy tipeve: Morfostrkturat në ngritje, si dhe Morfostrukturat në zhytje-depresionet. Në rajonet tona dëshmohet se janë të krijuara si strukturë horst-grebenore e krijuar pikërisht nga neotektonika në tërheqje-depresioni. Si përfundim, si shkaktar të tërmeteve në këto rajone, konsiderohen shkëputjet normale aktive.

Rajoni i Ballkanit është i njohur për nga lëvizjet e shumta dhe të shpeshta tektonike, me pasoja tragjike. Dhe pikërisht në rajonin tonë, ekspertët vlerësojnë dhe parashohin lëkundje të tokës-tërmete, dhe gokësima të tjera tokësore, në një periudhë të papërcaktuar kohore. Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria, së bashku me Greqinë, por edhe Bullgarinë, janë pjesë e rajonit mjaft aktiv sizmik, me rajonet mjaft kritike-sizmike, siç janë rajoni Ohër-Strugë-Dibër, mandej ai i Shkupit, që lidhet me basenet Moravës së Binçës, mbase edhe të trjera- (harta nr.1 dhe 1a)

Është e pashpjegueshme, se si në një hapsirë kaq të vogël, të ketë kaq shumë fërkime sizmo-tektonike, që pasqyrohet në hartat e reja sizmike dhe neotektonike. Për të përcjellur dhe investiguar lëvizjet dhe lëkundjet sizmo-tektonike, që viteve të fundit kanë pësuar deformime të ndryshme, të pasqaruara nga sizmologët dhe gjeologët, natyrisht,  për evitimin e pasojave tragjike, shtrohet nevoja për investigim më vigjilent. Investigimi i tillë,  nuk mund të bëhet pa aparaturë të sofistikuar.

Pikërisht përë këtë, Instituti sizmologjik, pranë Fakulteit të shkencave matematiko-natyrore  në Shkup, është pajisur dhe ka instaluar aparaturë të tillë kompjuterike, mjaftë të sofistikuar, në bashkëpunim  me një rrjetë kontrolluese në gjashtë  qendra në Maqedoni: Ohër, Shtip, Shkup, Manastir, Vallandovë dhe Kriva Pallankë. Është pritur edhe  instalimi i stacioneve të reja në Dellçevë, Berovë, Krushevë dhe ndërmjet Dibrës e Kërçovës, që është bërë pjesërisht.

 

Siç shihet edhe në hartën sizmike të Maqedonisë, (harta nr.3), disa rajone janë më të ndieshme dhe me prohabilitet më të madh-mundësi më të madhe të tronditjeve të tokës, ku intensiteti mund të arrijë – të priten tërmete me magnitudë prej 7-7.5 ballë të shkallës së Richterit, ose e barabartë me  shkallën e X  të shkallës makrisizmike europiane (MSK-64).

Rajonë të tilla pos pjesës së rajonit Ohër-Strugë-Dibër, që ndodhet ndërmjet dy pllakave tektonike, është edhe rajoni kufitar me Bullgarinë si dhe rajoni i Shkupit, ku pikërisht kalon plasaritja tektonike e cila bashkohet me plasaritjen tektonike në pjesën e Kosovës, plasaritje që shtrihet nga baseni i Ohrit që sipas ekspertëve, konsiderohet pllaka neotektonike.

 II.    Tërmetet: Manjituda dhe intensiteti i tërmeteve

Tërmetet si dukuri natyrore shkaktohen nga presioni i madh i masava shkëmbijve-stenave shkëmbore të korës së Tokës, që në të shumtën e rasteve shkaktohen, inicohen ose nxiten nga lëvizjet dhe devijimet e blloqeve të mëdha të korës së Tokës, kur shkaktohen thyerje të papritura, që përcillen e shoqërohen me deformime elastuke  të masave tjera dhe zgjërohen në hapsirë në formë të tallasëve-valëve. Ky proces i ndërlikuar tektonik quhet tërmet, ndërsa tërmetet e tilla quhen tërmete tektonike.

Vendi ku gjeneron tërmeti-gjeneza e tërmetit-, respektivisht  çerdhja e tërmetit, quhet vatra tërmetore. Vartat tërmetore paraqesin vendin e koncentrimit maksimal të tensionit në shkëmbijtë e korës së tokës, ku fillon plasaritja, thyerja  dhe shkëputja e tyre. Vatra e tërmetit, quhet hipoqendër, ndërsa projekcioni-reflektimi në sipërfaqe të tokës quhet epiqendër.

Sipas mënyrës së krijimit dhe gjenerimit, dallojmë dy lloje të tërmeteve: tërmetet atyror dhe artificial. Ndër tërmetet natyrore më të shpeshtë dhe më shkatërrues janë tërmetet tektonike, pastaj me radhë vijnë ato vullkanike dhe së fundi  tërmetet e shembjeve për të plotësuar zbrastësirat tokësore.

 

Në terminologjinë e tërmeteve ka shumë shprehje në të cilat hasim gjatë informacioneve që publikohen nga instuitucionet përkatëse, që janë kompetemte të përcjellin lëkundjet e tokës.

Manjituda; -është masa relative e energjisë së liruar gjatë tërmetit dhe ka vlerat prej 1-9 edhe pse kjo shkallë është e hapur edhe nga poshtë edhe nga lartë, sepse tërmetet e ulëta, mund të kenë edhe vlerë në manjitudë negative. Pra, manjituda është masa ekvivalente energjetike e tërmetit që lidhet me vetë vatrën e tërmetit, por që nuk kushtëzohet nga thellësia e hipoqendrës.

Në respekt dhe nderë të sizmologut Richter (Charls Richter), i cili që më vitin 1935, në mënyrë matematikore e ka bërë llogarinë dhe ka definuar manjitudën si masën ose vlerën energjetike të tërmetit, ky parametër tërmetor quhet “ manjituda e Richterit”.  Ka edhe disa përemërtime tjera të manjitudave, që varen nga tallasët sizmik që shërbejnë për të llogaritur manjitudën si p.sh:

  • Mb – manjitudë e definuar në bazë të aplitudave të volumit të valëve sizmike;
  • Ms – që është vela e valëve sipërfaqsore sizmike;
  • ML – e ashtuquajtura manjituda lokale e Richterit, që është konstatuar në bazë të amplitudave maksimale të valëve transferzale sizmike, që regjistrohen në sizmograf.

Intensiteti i tërmetit shprehë shkallën e efekteve sipërfaqsore të tërmetit, në objekte banimi ose të tjera, në tokë dhe tek njerzit. Intensiteti i tërmetit ka vlerat sipas shkallës së ashtuquajtur të Merkalit (Mercali – Cancani – Siebergovu)  prej I-XII, ose siç e quajnë shkurt MCS,  si dhe shlallëve ekvivalente  me shkallën e Merkalit  si p.sh. EMS-98 (Shkalla Makrosizmike Europiane nga viti 1998), respektivisht MSK-64 (shkalla e Medvedev – Sponhauer – Karnik, shkallë e definuar më 1964). Shkalla e intensietit prej I-XII, në të vërtetë është shkalla japoneze etj etj.

Në vijim paraqiten elementet themelore të shkallës EMS-98 dhe efektet e tërmetit:

  1. Njerzit nuk e hetojnë, por e regjistrojnë sizmografët,
  2. Reagojnë vetëm personat tepër të ndieshëm, të cilët janë në gjendje të qetë
  • E hetojnë dhe e ndien shumë njerëz që ndodhen brënda ndërtesave-shtëpive
  1. Pjesa më e madhe e banorëve nëpër shtëpi e hetojnë dhe e ndien, ndërsa në hapsirë, një numër më i vogël. Enët dhe stolitë e dekorimet nëpër shtëpi-dollape fillojnë të “cingërrojnë” nga prekja mes veti, ndërsa një numër i njerzve e ndien në gjum dhe zgjohen.
  2. Tërmetin me intensitet të kësaj shkalle e ndien dhe e hetojnë shumë njerëz edhe në hapsirë-jashtë objekteve të banimit-shtëpive. Gjësendet që janë të varrura luhaten.Tek disa njerëz kjo situatë krijon edhe panikë.
  3. Tërmetin e shkallës së VI, e ndien të gjithë njerzit dhe dalin nga shtëpitë e objektet e banimit. Fotografitë dhe gjërat tjera të varrura në mure bien përtokë-dysheme. Objktet e dobëta të ndërtimit, pësojnë dëmtimet e para të lehta.
  • Kjo shkallë e tërmetit, manifestohet me përmbysjen e mobiljeve nëpër shtëpi e banesa. Dëmtime të shumta paraqiten edhe në objekte më cilësore të ndërtimit, paraqiten plasaritje të mureve, shemben pjesë të oxhaqeve mbi çati, bie tjegullat e papërforcuara. Në objekte më të dobëta ka mundësi të shkaktohen dëmtime edhe më të theksuara.
  • Pjesa dërmuese e njerzve me shumë vështërsi mund të qëndrojnë në këmbë. Dëmtimet në objekte banimi-shtëpi, arrijnë shkallën e 25% të dëmtimeve, ndërsa disa më të dobëta shemben tërësisht. Në vendet me lagështi dhe në pjesë të shpatit, mund të paraqiten edhe plasaritje.
  1. Krijohet panikë e përgjithshme. Rreth 50% të objekteve të banimit pësojnë dëmtime të theksuara, një pjesë e madhe shemben tërësisht dhe pjesa më e madhe bëhen objekte të papërshme për banim të mëtejmë nga dëmtimet që pësojnë.
  2. Dëmtime të rënda paraqiten në mbi 75% të objekteve të banimit-shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe e tyre shembet tërësisht. Në tokë shkaktohen plasaritje me gjërësi deri në disa centimetra. Nga shpatet paraqiten rrëshqitjet e shkëmbijve dhe krijohen rrëshqitje të mëdha të pjesëve të shpatit- shkëputje.
  3. Kjo shkallë tërmetore shkakton shembjen e të gjitha objekteve të ndërtuara. Në tokë paraqiten dhe krijohen plasaritje prej nga buron ujë me rërë dhe lym. Paraqiten edhe shembjet më të mëdha.
  • Mbi tokë nuk përballon asnjë objekt artificial. Toka dhe reliefi ndryshojnë pamjen. Liqejt kolabojnë, ndryshojnë formën, ndërsa lumenjtë ndryshojnë rrjedhën e tyre .

 

Intensiteti i tërmetit në sipërfaqen e tokës, në masë të madhe varet nga thellësia e vatrës së tërmetit (hipoqendra më e thellë me të njëjtën manjitudë, është intensitet më i vogël-ulët në sipërfaqe dhe anasjelltas), por ka të bëjë edhe me vendi dhe largësia nga epiqendra.

Pjesët që përfshihen në zonën e tërmetit me shkallën e caktuar të intensitetit, në terminologjinë sizmologjike quhen “izoseistet e tërmetit” dhe ato llogariten me një llogaritëm matematikor.

Nga tabela e lartëshënuar, mund të nxirren edhe konkluzionet konkrete për sjelljen e qytetarëve në raste të tërmeteve eventuale, duke pasë parasysh gjithnjë se goditjet e para janë goditjet më të fuqishme, kur lirohet tërë energjia e akumuluar, ndërsa pasgoditjet janë gjithnjë me intensitet në rënje.

Në rastet kur qytetarët ndodhen jashtë objekteve të banimit, në momentin e tërmetit, preferohet që të largohen-shmangen objekteve nga të cilët ka rrezik të bien pjesë të objektit, duke kërjuar hapsira sa më të mëdha pa objekte.

Nëse ndodhën nëpër objekte, në pamundësi që të dalin jashtë nga rreziku i shembjes, sipas udhëzimeve të Qendrave për menaxhimin e krizave në situate të fatkeqësive elementare natyrore, duhet maksimalisht të përmbahen atyre udhëzimeve dhe preferencave. Udhëzimet individuale në raste të këtilla janë pak të vlefshme, ndaj udhëzimet dhe preferencat e shërbimeve për raste fatkeqësie janë të mirëseardhura e duhet përmbajtur atyre, sepse gjithçka varet nga intensiteti i tërmetit dhe jo nga sugjerimet ose preferencat individuale.

                                                                                             Mehmet Latifi

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...