Published On: 18 Nëntor, 2016

Apple e ruan historinë e thirrjeve në iCloud

Sipas firmës ruse të sigurisë, Elcomsoft, Apple ruan historinë e thirrjeve tuaja deri në katër muaj në iCloud.

Numrat e telefonit, koha e thirrjes dhe data kur është bërë thirrja ruhen në iCloud dhe kjo është diçka që Apple nuk e promovon.

“Që prej lansimit të iOS 8, Apple mohon kërkesat e qeverisë për nxerrjen e informatave.” – thuhet në deklaratën e Elcomsoft.

Sipas Apple, në pajisjet që përdorin iOS 8 dhe versionet pasuese, të dhënat tuaja personale vendosen nën mbrojtje nga fjalëkalimi juaj.

Për të gjitha pajisjet e tilla, Apple nuk do të performojë dhënie të informatave për palët e treta si qeveria, pasi që të dhënat janë të mbrojtura nga një kodim që lidhet me fjalëkalimin e përdoruesit, informatë kjo që Apple nuk e ka.

“Deri tani, nuk kemi pasur arsye për të dyshuar këtë proces. Megjithatë, Apple së fundi ka përfshirë më shumë të dhëna në ‘cloud’. Të dhënat në iCloud janë pak të mbrojtura duke mundësuar që Apple ose një palë e tretë të nxjerr këto informata.” – bëhet e ditur nga Elcomsoft.

Ky tipar mund të ndërrohet. Krejt çka duhet të bëni është të fikni opsionin ‘iCloud Drive’ dhe të dhënat e tuaja nuk do të transferohen në këtë hapësirë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...