Published On: 6 Nëntor, 2016

12 vjeçari përdhunoi motrën 9 vjeçe se kishte parë shumë pornografi

Një 12-vjeçar e ka përdhunuar motrën 9-vjeçare, pasi që ishte fiksuar pas pornografisë së incestit.

Djaloshi, tani 14-vjeçar, e kishte nënshtruar të motrën ndaj një eksperimenti seksual, pasi që kishte marrë materiale për pornografi të incestit në internet, dy vite më parë, transmeton Express.

Ai i kishte thënë motrës se ajo nuk do të ishte më motra e tij, nëse ajo do të refuzonte seksin me të.

Pasi që vajza i kishte treguar të ëmës se ishte sulmuar seksualisht nga vëllai, djaloshi kishte pohuar se motra ishte pajtuar për të bërë seks me të.

Djaloshi, nga Gloucestershire, e ka pranuar fajin për gjashtë akuza të përdhunimi të një vajzë nën moshën 13-vjeçare, gjatë verës së vitit 2015.

Ndërkohë, prokurori Ian Fenney, ka thënë: “Ato nuk ishin akte të bëra vetë dhe kanë ndodhur në dhomën e vajzës në kohën kur ai [vëllai] ishte i sigurt se askush nuk do ta shqetësonte.”

Djaloshi tani jeton nën mbikëqyrje dhe nuk mund të ketë kontakt me persona nën moshën 16-vjeçare. Ai mund të ketë qasje në internet por nuk guxon ta fshijë historinë e uebit, sepse policia e monitoron vazhdimisht./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...